Ulen shifrat në 24 orët e fundit, 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID

    0
    222

    Këtë të diel është shënuar një ulje e shifrave të COVID në vendin tonë. Në bilancin e 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton 53 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID.

    “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 1,535 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë.

    “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë”.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here