Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Fushë-Krujë.
Gazetari Julian Shota raporton për “Balkanweb” se i plagosuri është shtetasi Arben Dedja, pronar i një fasonerie në qytet.
Dedja është paraqitur i plagosur tek Qendra Shëndetësore në Fushë Krujë e më pas është dërguar tek Trauma.
Mësohet se Dedja ka një plumb në këmbë. Akoma nuk dihen rrethanat e ngjarjes.