Google search engine
Home Politike U ‘dogj’ në momentet e fundit edhe pse ishte në listë të...

U ‘dogj’ në momentet e fundit edhe pse ishte në listë të sigurt, reagon për herë të parë Ervin Bushati dhe ka një mesazh të fortë për gjithë socialistët

0
224

Kandidati i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati, i cili renditej i 3-ti në listë ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandatin e deputetit për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, duke u spostuar nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste,  pastër, drejt dhe suksesshëm.

Postimi i Bushatit:

TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Ne cilesine e Kryetarit te PS te Tiranes ndjeja se kisha pergjegjegjesine per te gjithe perfaqsuesit e Partise Socialiste Tirane dhe u sigurova qe energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12Falenderoj mbeshtetesit e mi per gjithe energjine dhe qytetarine e treguar dhe ndjese po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here