Rritet numri i vrasjeve me pagesë, krimet mafioze tronditën disa qytete

    0
    298

    20 vrasje janë regjistruar nga 1 janari deri më 30 prill të këtij viti 7 prej tyre dyshohet se janë kryer nga vrasës me pagesë.

    Ekzekutimi  i pare ishte ai i Edmir Begut, i njohur ndryshe si Ilir Kuçi. Ky i fundit u vra në Durrës nen motivin e larjes se hesapeve të drogës. Durrësi u trondit sërish më vonë me ekzekutimin e njërit prej ish-anëtarëve te bandës së Lul Berishes. Edmond Koçi, i njohur ndryshe si ‘Mond Çekiçi’ u qëllua me 12 plumba duke gjetur vdekje ndërsa krimi u krye nga vrasës me pagese.

    Ndërsa më 1 shkurt të këtij viti, Shkëlzen Kastrati u ekzekutua brenda automjetit të tij në mes të qytetit të Fierit. Në pranga ra 37-vjeçari Albert Zaja i dyshuar si njëri nga autorët, ndërkohë në kërkim është ende, Elmir Tufa, Elson Xhecuka, dhe Roland  Cara. 4 të rinjtë i përkisnin një grupi vrasësish me pagesë.

    Vetëm 5 ditë më pas, në Vlorë po nga vrasës me pagesë u ekzekutua në afërsi të banesës së tij Gentian Qarri i dënuar për trafik drogë, raporton Vizion Plus.

    Qetësi nuk  gjeti as Tirana. Në orët e para të mëngjesit të 25 shkurt, në sallën operative të Tiranës mbërriti njoftimi për një vrasje. Në mes të Bulevardit kryesor të kryeqytetit u ekzekutua Behar Sofia, i njohur si një nga bosët e drogës nga Turqia në Shqipëri.  Policia e Tiranës arrestoi Enejt Shytin, autorin e kësaj ngjarjeje, ndërkohë në pranga ranë edhe bashkëpunëtorët e tij Xhuliano Visha, Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi. Shytit i ishin premtuar 50 mijë euro për eliminimin e Sofisë.

    Bardhok Pllanaj ishte viktima e radhës e ekzekutorëve më pagesë. Ai u qëllua në automjetin e tij me ky karikatorë plumbash. Nga janari e deri në fund të prillit janë regjistruar edhe disa krime brenda familjes, ku më i rëndi ishte rasti i një 45-vjeçare, nëne e dy fëmijëve e cila u dogj e gjallë në makinë nga bashkëshorti i saj që më pas vrau edhe veten.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here