Google search engine
Home Politike PS bën lëvizjen e menjëhershme kundër Presidentit Meta/ Mesazhi që iu është...

PS bën lëvizjen e menjëhershme kundër Presidentit Meta/ Mesazhi që iu është dërguar sot të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar socialist

0
274

Partia Socialiste konfirmoi dy ditë më parë se pas përfundimit të numërimit të votave, do të niste procedurat për shkarkimin e Presidentit Metë.

Gazetari Muhamed Veliu bën të ditur sot se grupi parlamentar i PS-së ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet:

“Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, ne konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojme Proceduren e Shkarkimit te Presidentit te Republikes. Per kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.”

Vendosmërinë për shkarkimin e presidentit e ritheksoi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk do të humbet kohë dhe se parlamenti aktual do të shkarkojë presidentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here