Google search engine
Home Bota Rajoni Më shpejt se sa mendonim, vjen lajmi i mirë edhe për shqiptarët/...

Më shpejt se sa mendonim, vjen lajmi i mirë edhe për shqiptarët/ “Greqia përgatitet të bëjë hapjen e madhe”, zbulohet se kur do të bëhet e mundur shitja e vaksinave në farmaci

0
267

Në greqi pritet të ndodhë hapja e madhe, ky lajm i mirë është dhënë nga gazetari i Top Channel në një lidhje direkte për “Wake Up”.  Artur Bibe bëri të ditur se ditën e martë në Greqi do jetë hapja që pritej prej kohësh.

Gjithashtu shtoi se më 14 maj do hapet vendi për turistët, ndërsa pritet që deri në fund të muajit maj Greqia të hapet për gjithë botën.

“Greqia përgatitet të bëjë hapjen e madhe. Të martën fillojmë hapjen e madhe, fillojmë me restorantet dhe gradualisht të gjitha bizneset.

Në 14 maj hapet turizmi, një super lajm, sepse jemi më shumë se një vit të mbyllur, më shumë se një vit të izoluar. Më në fund tani jemi mirë, plot shpresë. Vaksinat po ecin goxha mirë dhe ardhja e ilaçit të ri EXO-CD24, besoj është në drejtimin e duhur.

Kemi 60-100 mijë vaksinime në ditë në këtë periudhë dhe besoj deri në shtator vaksinat e Covid do jenë edhe në farmaci”, tha Bibe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here