Dje vrau vëllanë, sot i shkoi në varrim! I gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit, momenti tronditës kur nëna e thërret me të madhe: Shihe mamin, djali im…

    0
    305

    Një 26-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetin mendor, u arrestua pak më parë, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij me thikë.

    Publikohet video, ku forcat e policisë dhe banorët e fshatit kërkojnë 26-vjeçarin. Djemtë e fshatit duken teksa “kacavirren” nëpër mure për të parë nëse ndodhet në shtëpinë e braktisur aty pranë.

    Ndërkohë dëgjohet nëna e djalit. E tronditur nga humbja e djalit të vogël dhe e shqetësuar për shëndetit e djalit të madh, ajo dëgjohet t’i thotë: “Shihe mamin djali im, hajde”.

    Ndërkohë i kërkon policit që t’i japin ushqim dhe ta çojnë në spital, teksa ai i siguron që “nga policia nuk e prek kush me dorë”.

    Sipas burimeve, 26-vjeçari së fundmi konsumonte lëndë narkotike, ndërsa më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje, por, pasi mbaroi dënimin u kthye sërish në shtëpi, pa u kuruar për problemet e shëndetit mendor.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here