Del ekspertiza, çfarë e shkaktoi zjarrin në qendrën tregtare ku vdiq Arjan Sala

    0
    242

    Zjarri në magazinën e qendrës tregtare u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër. Ky fakt ka dalë në konkluzionet përfundimtare që kanë nxjerrë ekspertët e shërbimeve zjarrfikëse, në sajë të ekspertizës së kryer prej tyre.

    Nga hetimet ka rezultuar që neoni ishte në gjendje jo të mirë dhe gjysmë i amortizuar dhe në pjesën më të madhe të kohës qëndronte i tejnxehur. Ngjitur me tavanin ku ishte vendosur neoni ndodhej edhe një raft me rroba sintetike që si pasojë e shkëndijës ato janë përfshirë menjëherë në flakë.

    Për mosmarrjen e masave për mbrojtjen nga zjarri, shërbimi zjarrfikës ka gjobitur me dy milionë lekë të vjetra pronarin e qendrës tregtare.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here