Zvogëlohen shanset e Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos për të hyrë në Kuvend, këta janë kandidatët e PS-së që e rrezikojnë mandatin

0
264

Ndërkohë që po shkon drejt fundit procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë, po zvogëlohen mundësitë që kandidatët e PS-së, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli të futen në Kuvend.

Kur janë numëruar 891 qendra nga 1243 në total, Majko vijon të jetë në listën e rrezikut me 5057 vota, ndërsa pak më poshtë me 3238 renditet Mimi Kodheli.

Atyre do iu duhen të grumbullojnë të paktën 10 mijë vota në total për të thyer herësin dhe për të ardhur në kuvend duke zënë vendin e një prej kandidatëve më pak të votuar në 18 emrat e parë.

Aktualisht herësin në Tiranë e kanë thyer ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe djali i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi.

Kandidatët që janë në listë të sigurt dhe rrezikojnë nga ky rezultat janë Ervin Bushati, Fidel Ylli dhe Eduard Shalsi të cilët kanë numrin më të vogël të votave në 18-shen e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here