Fashata elektorale e zgjedhjeve të 25 Prillit më së shumti u zhvillua online, kjo për shkak të kushteve të pandemisë në të cilën ndodhej vendi ynë.
Në Facebook, fushata online e partive ka shkuar në rreth 300 mijë dollarë të shpenzuara për reklama politike. Por sipas të dhënave të kryqëzuara nga “Terra Data Analytics” jo gjithnjë këto para janë përkthyer më pas në vota.
I ftuar në “Wake Up”, Blerim Gjeladini nga “Terra Data Analytics” tregoi edhe dy kandidatët më të suksesshëm në fushatën elektorale online
“Agron Shehaj mund të ketë fushatën më të mirë me lek, ndërsa më agresiven e ka bërë Taulant Balla.
Mund të themi që këta dy kandidatë janë më të mirë në mediat sociale. Është Taulant Balla nga PS dhe Agron Shehaj nga PD. Këta janë më agresivë, më profesionalë, më të saktë, kanë respektuar çdo rregull të mundshëm për fushatën elektorale online”, tha Gjeladini.