Kamëz/ Babë e bir plagosin me thikë një person, policia në aksion për kapjen e tyre

    0
    241

    Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pas një konflikti të çastit në Kamëz. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 14:35, në rrugën “Paqësori”, ku si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V..

    Më pas autorët janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorëve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here