Kryetari i Komisioni të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur për gjuhën e përdorur nga presidenti, Ilir Meta, gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Sipas tij, presidenti Meta ishte drejtuesi real i fushatës së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Në korrik të vitit 2022 Meta do të jetë në krye të LSI-së. Edhe pse nuk dha dorëheqjen ashtu siç kishte deklaruar, dhe unë e dija se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, në sytë e shqiptarëve moralisht nuk është president i vendit”, tha Manja.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, u shpreh se Meta ka qenë i vetmi politikan që ka përdorur një gjuhë ndasie.
“48 orë para zgjedhjeve ishte ai që kërkonte konflikt. Del nga shinat dhe thotë burra e gra dilni se do presim duar kush prek votën. Nuk besoj se ka president që ditën e zgjedhjeve të dalë t’i thotë popullit të marrë sfurqet. Shqiptarët refuzuan gjuhem e dhunës dhe votuan “, tha Manja.
I pyetur për procedurën që Partia Socialiste ka nisur për të larguar Metën nga Presidenca, Manja tha: “Nuk ka ende një diçka zyrtare për këtë. Çështja për nisjen e procedurës për shkarkimin e Metës do të shihet në ditët në vijim”.
































