Gjykata ka dhënë ditën e sotme masën e arrest me burg për Arben Memën, 32 vjeçari i cili hyri me makinë në sheshin Skëderbej duke terrorizuar qytetarët.
Në dëshminë e tij të dhënë në para trupit gjykues, ai mësohet të ketë thënë se ishte me nxitim pasi po shkonte për të votuar dhe si pasojë kishte ngatërruar rrugën duke shkuar në shesh. Ai shtoi se makinën ja kishte marrë mikut të tij dhe gjithashtu pranoi se kishte përdorur lëndë narkotike.
32 vjeçari, Arben Mema do të mbahet i arrestuar për këto vepra penale: “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.