Google search engine
Home Politike Shpresë për të thyer herësin/ Kandidati i PD-së me një lumë votash...

Shpresë për të thyer herësin/ Kandidati i PD-së me një lumë votash që mund të rrëzojë listën e vendosur nga partia. Kush është më i votuari nga demokratët

0
271

Më shumë se gjysma e kutive të votimit janë numëruar në Korçë me votat për kandidatët. Renditja e tyre në listën e PD-së lë shumë vend për interpretim, duke rritur shpresat se ndonjë prej tyre mund të rrëzojë listën e vendosur nga partia.

Është fjala për kandidatin Andrea Mano i cili deri tani ka 4590 vota kur janë numëruar vetëm 208 kuti nga 427 dhe herësi është rreth 10100 vota.

Ai mund të lërë pa mandat kandidatin e renditur i pesti në listën e PD-së Seladin Jakupllari i cili ka vetëm 142 vota. Më i votuari nga demokratët është Ervin Salianji, i ndjekur nga Mano dhe më pas Edmnond Spaho.

Nga Partia Socialiste Niko Peleshi ka marrë 10235 vota, e ndjekur Olta Xhaçka me 3754 vota. Poshtë vendit të 6 kur është edhe mandati i fundit i PS-së nuk ka asnjë kandidat që mund të garojë për herësin, të paktën deri tani.

Shpresë për të thyer herësin! Ky është kandidati i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here