Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.
Orlando Rakipi, 27 vjeçari që garon për deputet në listën e PS rezulton si kandidati më i preferuar nga banorët e Vorës, Gërdecit, Marqinetit dhe një sërë fshatrash.
Deri tani, nga numërimi i 17 kutive të votimit, kryesisht në Prezë, në Vorë qendër rezulton se Orlando Rakipi, 27 vjeç ka marrë 1884 vota nga banorët e kësaj zone dhe kësaj KZAZ-je duke lënë pas jo vetëm kandidatët e djathtë, por edhe ata të majtë.
Ai pasohet me një distancë të konsiderueshme votash nga Xhemal Qefalia ndërsa në vend të tretë është Elisa Spiropali. Deri tani, nga të dhënat e KQZ-së rezulton se Rakipi ka siguruar 4513 vota në qarkun e Tiranës dhe mund të jetë rasti që thyen herësin duke arritur të hyjë në parlament, pavarësisht se renditet në vendin e 30-të në listën e PS.
































