Përfundon numërimi i votave në njësinë numër 5 në Tiranë, zbardhet si ndahen votat mes 3 forcave politike dhe çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme

0
209

Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë numër 5 në Tiranë. KZAZ 35 ka pasur 6 tavolina numëruesish dhe 95 kuti votimi, numri më i lartë i kutive në gjithë bashkinë e Tiranës.

PS ka marrë 20230

PD ka marrë 13220 vota

LSI ka marrë 2545 vota

PS ka marrë 7005 vota më tepër se PD. Me vendim të kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, ora 09:00 do shënonte dhe nisjen e procesit të numërimit për kandidatët preferencialë.

Kandidatët që ndodhen poshtë vijës së kuqe, që të marrin mandatin u duhet të thyejnë herësin. Për përllogaritjen është një formulë e veçantë e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Nëse një subjekt ka marrë 18 mandate në Tiranë, një kandidat poshtë vijës së kuqe do duhet të thyejë një numër votash të caktuara që pjesëtohet nga numri i përgjithshëm i votave të marra nga partia e pjesëtuar me numrin e mandateve që ka marrë. Kandidati duhet të thyejë këtë herës dhe të marrë mandatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here