Numërimi i votës preferenciale, këto janë 10 kandidatët e PD më të votuar deri tani në Tiranë

    0
    225

    Kur janë numëruar rreth 200 kuti votimi në Tiranë për leximin e votës preferenciale, kandidati më i preferuar në listën e Partisë Demokratike rezulton kreu i saj, Lulzim Basha me 2 582 vota.

    Në vend të dytë është Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, i cili ka marrë deri tani 2 153 vota.

    I treti më i votuar është Agron Shehaj, i cili numëron deri tani 2 046 vota. Më pas vjen Grida Duma me 1840 vota.

    Të katër këta kandidatë janë të renditur në pjesën e vendeve të sigurta pasi gjenden mbi 15 të parët, aq sa është dhe numri i mandateve që PD ka siguruar në Qarkun e Tiranës.

    Në listën e 10 kandidatëve më të votuar deri tani bëjnë pjesë dhe disa nga aleatët e koalicionit të PD, si kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

    Kandidatët më të votuar (Numëruar 197 / 1243 QV total):

    Lulzim Basha 2582
    Belin Këlliçi 2513
    Agron Shehaj 2046
    Grida Duma 1840
    Shpëtim Idrizi 1392
    Flamur Noka 1202
    Fatmir Mediu 1055
    Sali Berisha 1037
    Dashamir Shehi 957
    Jorida Tabaku 931

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here