Kukësi, qarku i parë ku përfundon numërimi për kandidatët/ Qytetarët i “qëndrojnë” besnik listës, konfirmojnë liderët, kush është kandidati i PD-së që ka marrë 9, 159 vota

0
205

Kukësi është qarku i parë, në të cilin ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët. Në këtë qark PD ka fituar 2 mandate dhe PS 1. Sipas rezultateve, kandidatët më të votuar që pritet të jenë deputetë në Kuvendin e ri janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela nga PD dhe Gerta Duraku nga PS.

Aktori i njohur Petrit Malaj nuk ka mundur të sigurojë votat e nevojshme. Fituesit janë sipas renditjes që kanë patur në listë

Kandidatët e PD:

Flamur Hoxha me 9, 159 vota

Isuf Çelaj me 5, 257 vota

Shyrete Koka me 3, 622 vota

Kandidatët e PS:

Gerta Duraku me 5, 368 vota

Petrit Malaj me 3, 666 vota

Halim Dauti me 2, 059 vota

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here