Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, kërkon rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike.
Sipas tij, ky do të ishte lajmi më i mirë dhe më shpresëdhënës. Ai tha se Berisha duhet ta konsiderojë këtë gjë.
“Do ishte lajmi më i mirë, do ishte lajm shpresëdhënës. Është çështje energjish, vullneti, mençurie dhe gjenerimi shprese. Do i thoja të konsideronte këtë gjë”, tha Nishani i ftuar në një studio televizive.
































