Ka nisur sot një protestë për largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Me një pankartë “Basha Boll”, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka shkuar te selia blu, por ka hasur në bllokimin e demokratëve atje, duke nisur një zënkë.
Kanë qenë demokratët ata të cilët e kanë larguar Elezin nga selia. Përballja mes Elezit dhe mbështetësve të PD-së nuk kaloi pa zënka.