Një 60-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.10 në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues M. K. Dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, Sh. Ç., 60 vjeçe.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
































