Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vijuar replikat me Presidentin Ilir Meta pasi paralajmëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Balla shkruan se Meta, bazuar në reagimet e tij, ka tharë një shishe raki dëllenje dhe tashmë duhet të vijojë me të rrushit dhe kumbullës, por me Elbasanin s’duhet të merret.
“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”, shprehet Balla.
































