Google search engine

    Sherri me karrige dhe sende të forta në qendrën e numërimit të votave/ 8 persona në komisariat

    0
    191

    Policia e Tiranës thotë se ka shoqëruar tetë persona pas sherrit me sende të forta në shkollën “1 Maji” brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

    Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here