Google search engine

    Mbyllet numërimi në disa bashki, ja si ndahen mandatet mes partive

    0
    320

    Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

    Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

    Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 577,678 vota, e pasuar nga PD-AN me 466,335 vota. LSI deri më tani ka marrë 81,049 vota, kurse PSD 26,851. Nisma Thurje deri më tani ka 7,574 vota.

    PS ka tashmë 2 mandate më pak, duke shkuar në 73, ndërsa PD rritet në 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate.

    Deri më tani PS kryeson në 8 qarqe, ndërkohë që rezultati është i ngushtë në Dibër.

    Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4061 kuti.

    Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

    Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

    Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here