Google search engine
Home Politike LDSH nuk fitoi asnjë mandat, Murrizi akuzon numëruesit: Çdo tavolinë ka patur...

LDSH nuk fitoi asnjë mandat, Murrizi akuzon numëruesit: Çdo tavolinë ka patur 4 fëlliqësira që nxorën 80 mijë vota të pavlefshme, do kërkoj në SPAK rishikimin e këtyre votave

0
333

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, por Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Myslim Murrizi nuk arriti të merrte asnjë mandat deputeti. 

Vetë Murrizi në një postim në rrjetet sociale akuzon numëruesit e PS, PD dhe LSI se kanë nxjerrë qëllimisht 80 mijë vota të pavlefshme, që në total përkojnë afërsisht me 10 mandate. Sipas tij, partitë e mëdha nuk pranuan numërues administrate pikërisht për këtë qëllim, që të mos lejojnë partitë e vogla të marrin mandate.

AI shprehet se do t’i drejtohet SPAK për të kërkuar rishikimin e këtyre votave, ndërsa shton se do të bëjë edhe denoncim për hetim dhe ekspertim të shenjave të vendosura në numa të ndryshëm të subjekteve zgjedhore.

https://fb.watch/57ZI0ssAz4/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here