Google search engine
Home Politike Çfarë pritet të ndodhë pas shpalljes së rezultatit? Zbulohet nga ku po...

Çfarë pritet të ndodhë pas shpalljes së rezultatit? Zbulohet nga ku po e ndjek Basha procesin e numërimit të votave

0
256

Procesi i numërtimit të votave po shkon drejt fundit. Deri më tani ja n numëruar rreth 90% të votave dhe triumfuese duket Partia Socialiste. Madje kryeministri Rama njoftoi se në orën 18:00 do të mbajë edhe mitingun e fitores në sheshin ‘Skënderbej’.

Mirëpo si paraqitet situata në selinë blu. Mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në selinë blu që në orën 09:00 nga ku po ndjek procesin e numërimit të votave.

Mëngjesin e sotëm në zyrën e Bashës ka shkuar edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, me të cilin ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta.

Basha pritet të dalë në një konferencë për mediat pasi të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Nuk dihet nëse ai do të komunikojë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të PD-së, apo do të vazhdojë të qëndrojë në krye të demokratëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here