Një incident ka ndodhur në Rrogozhinë pasditen e sotme gjatë procesit të numërimit të votave. ABC raporton se konflikti ka nisur brenda godinës dhe më pas është zhvendosur në ambientet e jashtme të KZAZ-së.
Policia ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur incidenti dhe ka rrethuar godinën me shiritin ndarës për të ndaluar qytetarët të afrohen në godinën ku vijon numërimi i votave.









































