Google search engine

    Sa vota kanë marrë deri tani kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri, sipas të dhënave të përditësuara të KQZ

    0
    243

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit me rezultatin e numërimit të votave, ku Partia Socialiste vazhdon të thellojë avantazhin ndaj Partisë Demokratike.

    Kur janë numëruar 40 për qind e rezultateve, PS ka marr 49.42 për qind e ndjekur nga PD me 38.8 për qind.Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.

    Nga numërimi preliminar i 2,104 vend votimeve nga 5,199 sa janë në total, këta kandidatë kanë marr 924 vota.

    Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 714 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 157 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 53 vota.

    Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here