Google search engine

    “Do jem në terren deri në fund”, Yuri Kim sërish thirrje: Askush të mos shpallë fitore, derisa të gjitha votat të jenë numëruar e konfirmuar

    0
    209

    Ekipet e vëzhgimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit të votave. Kështu ka deklaruar ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën thirrje që askush të mos supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar.

    “Ekipet e Vëzhgimit të Ambasadës sonë janë ende kudo në mbarë vendin duke monitoruar procesin e numërimit. Ne përkrahim numëruesit ndërsa ata bëjnë punën e tyre dhe do të jemi në terren deri në fund. Askush nuk duhet të supozojë rezultate apo të shpallë fitore derisa të gjitha votat të jenë numëruar dhe konfirmuar. Deri atëherë, le të presim me durim dhe qetësi rezultatet”, shkruan ambasada.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here