Google search engine

    COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ulen shifrat, 69 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

    0
    197

    Shifrat e rasteve me koronavirus ne vend kane pesuar ulje. Sipas MSH-se ne 24 oret e fundit jane regjistruar 69 raste të reja dhe 1 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID-19.

    NJFTIMI I MSH

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (26 Prill 2021)

    Raste të reja ditore        69

    Të shëruar në 24 orë      737

    Të shtruar në spitale      147

    Humbje jete në 24 orë   1

    Testime ditore                994

    Testime totale             627,983

    Raste pozitive             130,606

    Raste të shëruara       106,465

    Raste Aktive                 21,762

    Humbje jete                  2,379

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë   16993

    Fier      1800

    Durrës  648

    Shkodër      554

    Gjirokastër   389

    Korçë    495

    Vlorë    270

    Elbasan   126

    Kukës     204

    Dibër    141

    Berat       93

    Lezhë     41

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here