Qytetarët në Tiranë kanë dalë masivisht në zgjedhjet e kësaj të diele, ku pritet që të zgjidhet qeveria e re për katër vitet e ardhshme.
Sipas të dhënave nga KQZ në rang qarku në Tiranë kanë marrë pjesë 46.27 %, ndërsa vetëm për bashkinë Tiranë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 48.07 %.
Kryeqytetasit dalin masivisht, KQZ tregon shifrat sa kanë votuar në
Ndërkohë nga Njësia 4 është bërë me dije se burime nga kryetarët e qendrave të votimit në këtë njësi i kanë konfirmuar se mëngjesi ka pasur një fluks të votuesve duke bërë që rreth 50% e banorëve të kenë shprehur vullnetin e tyre.
Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 15 nga 5199 qendra votimi kanë raportuar rezultatet 2129 qendra dhe numri i pjesmarrësve është 38.32 %.









































