Google search engine
Home Politike Mbyllet zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Celibashi jep detaje mbi...

Mbyllet zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Celibashi jep detaje mbi procesin

0
194

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha në një dalje se tashmë zyrtarisht procesi zgjedhor konsiderohet i mbyllur, ndërsa pohoi se vetëm në qendrat ku ka ende votues, do të vijojë procesi.

Celibashi tha se ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria si proces, duke e konsideruar në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Celibashi tha se ka patur një tension të lartë në KQZ, lidhur me procesin e identifikimit elektronik. “Ishte një proces shumë i vështirë dhe u realizua në një kohëmjaft të shkurtër. Nuk ka një rast të dytë në dijeninë time përsa i përket kohës dhe vështirësisë së këtij procesi”, u shpreh Celibashi.

Ai tha se në pothuaj 200 qendra pajisja identifikuese nuk është përdorur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here