Google search engine
Home Politike Ilir Meta flet pas mbylljes së votimit: Sondazhet, që jepen, kanë vetëm...

Ilir Meta flet pas mbylljes së votimit: Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake

0
248

Me përfundimin e orarit zyrtar të procesit të votimit, Ilir Meta reagoi duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen rekord sipas tij dhe i siguroi ata që asnjë votë nuk mund të tjetërsohet.

Sipas Metës, Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani.

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.

Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.

Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve”, shkruan ai.

Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.

Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!

Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.

Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Shqipëria ka fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, vijon ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here