Google search engine
Home Politike Bllokuan makinën e kreut të PS me pretendimin se po blinte vota!...

Bllokuan makinën e kreut të PS me pretendimin se po blinte vota! E pësojnë keq dy anëtarë të strukturës së vetëshpallur të PD-së, ja çfarë zbuloi policia

0
218

Dy persona, anëtarë të strukturës së vetëshpallur të PD-së për mbrojtjen e votës në Dibër janë vënë nën hetim, pasi kanë bllokuar automjetin e kreut të PS në Arras.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, në orën 21:30, ku mësohet se dy personat ndaluan dhe kontrolluan automjetin e Agron Cerrit, kreu i PS në Arras, me pretendimin se ai posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Kujtojmë se ora 7 e mëngjesit të sotëm, shënoi hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dibër

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në  fshatin Arras,  kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C.

Këta shtetas kanë  ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C.,  nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here