Google search engine

    6 viktima dhe 128 raste të reja me Covid

    0
    222

    Në vendin tonë vijojnë që të  jenë të qëndrueshme shifrat e rasteve ditore të të infektuarve me Covid.

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në  Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll,  Sarandë, Vau Dejës, 3 raste  në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
    Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

    Statistika (25 Prill 2021)
    Raste të reja ditore        128
    Të shëruar në 24 orë      712
    Të shtruar në spitale      149
    Humbje jete në 24 orë   6
    Testime ditore                2789

    Testime totale             626,989
    Raste pozitive             130,537
    Raste të shëruara       105,728
    Raste Aktive                 22,431
    Humbje jete                  2,378

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë   17297
    Fier      1888
    Durrës  722
    Shkodër      622
    Gjirokastër   425
    Korçë    548
    Vlorë    304
    Elbasan   246
    Kukës     217
    Dibër    165
    Berat       81
    Lezhë     37

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here