Google search engine

    PD thyen heshtjen zgjedhore në Mat, Kreshnik Çollaku shpërndan fletëpalosje nëpër banesa

    0
    246

    Nga sot në vend ka nisur heshtja zgjedhore që do të jetë në fuqi deri në mbyllje të procesit të votimit të dielën. Një ditë më parë partitë politike mbyllën fushatën elektorale duke u drejtuar mesazhet e fundit shqiptarëve.

    Mirëpo diçka e tillë nuk po ndodh në Bashkinë Mat. Ditën e sotme anëtarë të Partisë Demokratike kanë shpërndarë nëpër banesat e qytetarëve fletëpalosje të kandidatit të PD Kreshnik Çollaku në shkelje të hapur të ligjit zgjedhor.

    Shkelja e heshtjes zgjedhore dënohet për partitë me 500 mijë lekë.  

    Ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej orëve të mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here