Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim është rrëzuar nga Gjykata administrative e Apelit.
Sipas vendimit ka lënë në fuqi karantinimin dy javor i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vendosjen e karantinës dyjavore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.
Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën, duke e lidhur me datën e zgjedhjeve. Sipas padisë, vendimi krijon një dëm të parikuperueshëm ndaj shtetit të së drejtës, si dhe u mohon qytetarëve të drejtën e votës.
Komiteti i Ekspertëve, vendosi të aplikojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Masa e karantinës qëndron në fuqi deri më 3 maj.












































