Google search engine
Home Politike LSI merr goditjen e rëndë/ Arrestohet aktivisti i Kryemadhit në Tiranë për...

LSI merr goditjen e rëndë/ Arrestohet aktivisti i Kryemadhit në Tiranë për blerje votash, policia shpall në kërkim edhe kandidatin për deputet

0
291

Policia e Tiranës njofton se ka shpallur sot në kërkim kandidatin për deputet të një subjekti politik me inicialet E. J 32 vjeç dhe ka ndaluar shtetasin me inicialet E.B 30-vjeç.

Kujtojmë që ditën e djeshme emisioni ‘Breaking’ publikoi një video-përgjim të kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë Etjon Jokës, i cili blinte votat në shkëmbim të parave.

LSI merr goditjen e rëndë/ Arrestohet aktivisti i Kryemadhit në

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here