Google search engine
Home Bota Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, emërohet në postin e rëndësishëm...

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, emërohet në postin e rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit

0
263

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, aktualisht ambasador në Republikën e Kirgistanit, është emëruar ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.

Lajmi është publikuar në Twitter edhe nga ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila e konsideron atë një zgjedhje brilante.

Nominimi është bërë nga presidenti amerikan, Joe Biden. Pozicioni i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit të SHBA, që është përgjegjës për politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet me të gjithë Azinë Jugore dhe Qendrore, ka qenë vakant që nga fillimi i administratës së mëparshme të Trump.

Emërimi i Lu për këtë pozicion erdhi së bashku me disa njoftime të tjera të bëra nga Shtëpia e Bardhë të premten.

Ai ka mbajtur një sërë postesh në Azi dhe flet një sërë gjuhësh përfshirë edhe shqipen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here