Kryeministri Edi Rama ka komentuar replikat mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores së SHBA Yuri Kim. Rama tha se Meta flet në gjendje të dehur në një gjuhë të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në BE. Rama deklaroi se vendi sot është pa president, pasi Meta sipas tij është hedhur nga dritja si agjitator i dhunës dhe tensionit.
Përgjigjja e kryeministrit Rama pas përplasjes Yuri Kim-Ilir Meta
“Në 25 prill duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë. Është e pakonceptueshme për Shqipërinë, anëtar i NATO-s, vend që javën tjetër pret stërvitjen më të madhe nga SHBA. Një vend që ka marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Të dëgjosh një të dehur, i dehur totalisht që fatkeqësisht është president i shqiptarëve. Problemi është se çfarë Shqipërie duan shqiptarët. Shqipërinë e Ilir Metës kundër botës. Ai është komplet jashtë binarëve. Është një fatkeqësi e madhe. Shqipëria është pa President. Ti thuash ambasadores ‘boll mbrojte Edi Ramën’ është një muhabet zhelesh”.










































