Google search engine
Home Politike Taulant Balla nga Përrenjasi: Ilirit i kanë ikur pëllumbat nga kafazi

Taulant Balla nga Përrenjasi: Ilirit i kanë ikur pëllumbat nga kafazi

0
190

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla mori pjesë në takimin për mbylljen e fushatës elektorale në Prrenjas.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla tha se është e rëndësishme që në Përrenjas mos t’i jepet asnjë mundësi Ilir Metës dhe Sali Berishës të rimarrin peng Shqipërinë.

Ilirit pëllumbat i kanë ikur nga kafazi, por pëllumbat e Ilirit në Përrenjas nuk duhet të marrin as edhe një votë. Është antikombëtare t’i japësh votë sot përfaqësueseve të Ilir Metës në Përrenjas. Është po aq antikombëtare që sot të pengosh rrugën e integrimit evropian duke i dhënë votën Lulzim Bashës, PD. Vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës”, tha Balla.

Nisur nga ngjarja e fundit e ndodhur në Elbasan, numri dy i PS u bëri thirrje banorëve për qetësi, durim dhe besim. Ndër të tjera ai u kërkoi mos të bien pre e asnjë provokimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here