Google search engine
Home Politike Paralajmërim “bombë” i Yuri Kim për Ilir Metën: Këto kërcënime meritojnë dënim!...

Paralajmërim “bombë” i Yuri Kim për Ilir Metën: Këto kërcënime meritojnë dënim! Do mbash përgjegjësi për…

0
254

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse vota e shqiptarëve preket të dielën e 25 prillit s’do ketë ambasadë që t’i bëjnë strehë.

Meta theksoi sërish se cfurqet do jenë të dielën nëse do të preket vota, pasi zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më.

Pas kësaj thirrje për dhunë, ka reaguar menjëherë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, e cila ka paralajmëruar presidentin Ilir Meta duke i kërkuar që të ndalë kërcënimet pasi do mbajë përgjegjësi.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “cfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here