Luljeta Bozo thirrje nga shtëpia e saj para zgjedhjeve të 25 prillit: Votoni të gjithë sepse ka shumë rëndësi vota e secilit prej nesh

    0
    499

    Për shkak të kushteve atmosferike, pasi binte edhe shi, dikush mund të jetë shqetësuar për gjendjen shëndetësore të saj, ndaj edhe sot është publikuar një video, ku shihet Luljeta Bozo në gjendje të mirë shëndetësore duke punuar mbi një material shkencor

    Një ditë më parë Partia Socialiste mbylli fushatën në Tiranë, ndërkohë që fjalim mbajti edhe kandidatja për deputete Luljeta Bozo.

    Për shkak të kushteve atmosferike, pasi binte edhe shi, dikush mund të jetë shqetësuar për gjendjen shëndetësore të saj, ndaj edhe sot është publikuar një video, ku shihet Luljeta Bozo në gjendje të mirë shëndetësore duke punuar mbi një material shkencor.

    Në video Bozo shihet duke punuar për një projekt shkencor, dhe u bën thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht të dielën.

    ‘Këtu jemi tek shtëpia e zonjës Luljeta Bozo sot është ditë e premte, kjo video është për t’iu treguar se është në shëndet të plotë me erenergji maksimale dhe është duke punuar për një punim tjetër shkencor’- tha zonja që bën videon.

    ‘Votoni të gjithë sepse ka shumë rëndësi vota e të gjithëne’- tha Bozo në video.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here