Pas video skandalit të publikuar ku kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë bën pazare për shitblerjen e votave. Policia ka nisur menjëherë hetimet për kandidatin e LSI-së për qarkun e Tiranës, Etjon Joka.
Më herët në videot e publikuara kandidati i kësaj force politike përmend emrin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe bënte pazare për votën, duke i ofruar para në dorë dhe premtuar vende pune, nëse LSI dhe PD të marrin pushtetin.
Kandidati Joka u filmua duke blerë vota në njësinë numër 1 të Tiranës dhe personalisht jepte dollarë dhe para për krijuar votues të sigurt më 25 prill.
Breaking ka publikuar një video ekskluzive me zë e figurë ku shfaqet kandidati i LSI Etjon Joka duke blerë votat në Tiranë. Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo një tjetër person i angazhuar me LSi, vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.
Tako Monikën, fol me Monikën , thotë ai.
Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej ëer 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë.
“Më tha Monika ke taku diamant. Jam diamant. Ik fol me Moniken. Se do t’i mbushi ajo Monika veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha. Se Xuri ia mer kalamajt nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Mori bodigardin e Berishës në tel, Ermalin. Mali si je. Ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllai. I thotë Xurri sa më premto? Njëmijë i thotë. Thua Doktorit ka thënë Xurri njëmijë po në të gjithë Shqipërinë.
Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.