Google search engine
Home Aktualitet Vrasja që tronditi Elbasanin/ Gazetari i njohur plas detajet e forta: Janë...

Vrasja që tronditi Elbasanin/ Gazetari i njohur plas detajet e forta: Janë 5 persona që kanë mbetur të plagosur. Kush është tjetri që u arratis dhe po mjekohet fshehurazi

0
245

Gazetari Spartak Koka ka bërë me dije të dhëna të tjera në Opinion se një person tjetër është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi. Sipas gazetarit ngjarja kriminale që tronditi dje Elbasanin nuk ka katër të plagosur, por pesë. 

“Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë” tha Koka.

Mesditën e djeshme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Jo zyrtarisht gazetari Spartak Koka tha se një tjetër person është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi në shtëpi. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here