Presidenti i vendit, Ilir Meta, siç e kishte paralajmëruar ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shty ditën e sotme.
Meta në fjalën e tij ka shpërthyer me tone të ashpra dhe ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës.
Meta u shpreh se e gjithë kjo situatë e çmendur që po ndodh ka vetëm një emër dhe një përgjegjës.
“Tensionet artificiale të fushatës kanë vetëm një autor, Edvin Kristaq Ramën. Kjo situatë e çmendur në Shqipëri ka vetëm një autor që është Edvin Kristaq Rama”, deklaroi Meta.
Meta për herë të parë ka treguar edhe emrin e personit që takoi në Gjirin e Lalëzit.
“Ky është Ramazan Topuçi, jemi në lokalin e Llesh Mesitit në fund të gjirit të Lalzit. Kemi shkuar se bëjmë ecje buzë detit e ndalojmë pimë kafe. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët që shpif për presidentin”, u shpreh Meta.










































