Google search engine
Home Politike Tensionohet situata/ Plas keq grushti, dhunoi një person se pretendonte se po...

Tensionohet situata/ Plas keq grushti, dhunoi një person se pretendonte se po shpërndante ushqime për fushatë, procedohet penalisht ish kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha

0
275

Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është proceduar penalisht, pasi ka dhunuar një 36-vjeçar, për shkak se pretendonte se shpërndante ushqime për fushatë.

Ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ku ish kreu i Policisë Bashkiake i ka bllokuar rrugën mjetit, në të cilin udhëtonte 36-vjeçari Bledar Goga.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike pretendonte se në këtë mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës.

Hoxha është konfliktuar me 36-vjeçarin duke e goditur me grusht. Materialet u referuan në Prokurori, qofte për Hoxhën, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here