Google search engine
Home Politike Rudina Hajdari paralajmëron ‘kaos’ ditët në vijim/ Detaje nga tunelet e veçanta...

Rudina Hajdari paralajmëron ‘kaos’ ditët në vijim/ Detaje nga tunelet e veçanta që ndodhen në Elbasan: Ngjarja do të ketë pasoja, këta dy politikanë duhet të kishin dhënë dorëheqjen dje! Ja kush fshihet pas vrasjeve…

0
336

Kandidatja e Nismës Thurje për qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari ka komentuar vrasjen e djeshme që tronditi Elbasanin.

Sipas Rudina Hajdarit,  partitë e vjetra në Elbasan kanë lidhje me elementë të krimit të organizuar të cilët qarkullojnë para të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike.

Ajo shtoi se dy drejtuesit politikë të partive të mëdha duhet të kishin dhënë dorëheqjen dhe shprehu habinë për deklaratën e Gazmend Bardhit në lidhje me të ashtuquajturat “struktura të mbrojtjes së votës”.

Sipas, Hajdarit, vrasjet po shkaktohen nga politika.

“Përplasjet në Elbasan nisën që Ditën e Verës. Mbrëmë pamë ngjarjen që tronditi qytetin. Kjo ngjarje do të ketë pasoja. Partitë e vjetra politike janë të gjithë të lidhur me elementë të krimit të organizuar. Pushteti është i kapur nga këta elementë. Këta lëvizin të qetë në qytet, kanë ndikimin e tyre. Aty përpunohet droga dhe më pas eksportohet në vendet e BE. Ka tunele të veçanta ku punohet. Droga që përpunojnë krijon shumë para që qarkullon në terren. Ne duhet të shkëputemi nga ky model.

3 partitë kryesore nuk duhet të tregonin muskujt dhe gangsterët. Mendoj se zoti Balla dhe Bardhi duhet të kishin dhënë dorëheqjen dje. Kështu ndodh në një vend normal. Ata nuk e bënë këtë gjë sepse vetëm vetëmbrohen nga ky akt i shëmtuar. Nuk e dimë a do mbarojë me kaq. Kjo ngjarje ndodhi pasi ka një etje për pushtet që nuk është parë më përpara dhe këto viktima po shkaktohet pikërisht për shkak të kësaj gare politike”, tha Hajdari në Dita Jonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here