Google search engine
Home Politike Rama paralajmëron shkarkimin e Metës pas 25 prillit/ Kryeministri: Do marrim masa...

Rama paralajmëron shkarkimin e Metës pas 25 prillit/ Kryeministri: Do marrim masa ndaj këtij personazhi qesharak, po nxit konflikt dhe destabilitet

0
217

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje se PS do të marrë masa ndaj presidentit Ilir Meta pas zgjedhjeve të 25 prillit. Duke folur në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, ai u shpreh se sigurisht që do të shihet korniza kushtetuese për presidentin. Kryeministri nuk e sqaroi nëse do shihet mundësia e shkarkimit, apo do të bëhen ndryshime ligjore për kompetencat e tij, por e përmendi dhe mundësinë e shkarkimit. “Nga pikëpamja kushtetuese presidenti shkarkohet me 2/3 e Parlamentit, por pasi e shkarkon Parlamenti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ne jemi tani në një proces zgjedhor. Me përfundimin e procesit zgjedhor do të ulemi dhe do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak”, deklaroi Rama”, tha ai. Ndërkohë kryeministri deklaroi se nëse nuk do ishte Ilir Meta do të kishte një fushatë elektorale model. Sipas tij, Basha nuk nxit konflikt, por ai që kërkon destabilitet dhe tension është Ilir Meta. “Veprimtaria e Ilir Metës në periudhën e fundit është një veprimtari që mund të trajtohet nga spitali këtu. Jemi në zonën klinike. Realisht jemi në zonën klinike. Është rast klinik, i rrezikshëm. Në mënyrë të vazhdueshme po përpiqet të nxisë konflikt dhe të nxisë tension. Nuk ka bërë vaki. Nuk ka president, ndoshta në ato zonat andej të Afrikës mbase ka pasur të tillë tipa. Tipa të tillë sot janë aberracion. Më 25 prill është një mundësi e madhe që populli të japë një mesazh të qartë dhe të ndërhyjë kirurgjikalisht për ta ndëshkuar fortë Ilir Metën dhe mbase ky ndëshkim mund t’i shërbejë dhe të shkojë në shtëpi dhe të dëgjojë vajzën. Të bëjë detox se me gjithë atë raki që pi, që e marrin zvarrë nga lokalet dhe takimet me subjektet e OFL dhe del në TV dhe shpif”, deklaroi Rama.

Vrasja në Elbasan

Kryeministri u ndal dhe te vrasja në Elbasan. Ai deklaroi se PD ka krijuar grupe paramilitare të armatosura. Ndërsa deklaroi se nëse do e kishte bërë PS këtë që bëri PD, do të ishte djegur Shqipëria. “Komenti im është që të gjithë qytetarët le ta mendojnë për një moment sikur kjo ngjarje të ishte zhvilluar në kahje të kundër, sikur furgonë të ngjashëm me furgonët e policisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish-oficerë policie dhe të kishin logon e PS, të ndalonin njerëzit në rrugë dhe t’iu kërkonin hesap apo të vinin vërdallë nëpër pika të ndryshme duke krijuar një situatë të paimagjinueshme dhe pastaj imagjinoni sikur nga furgonët me paramilitarë të loguar si të PS të hapej zjarr, të vritej dikush, të plagosej një efektiv policie dhe mu aty pranë kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim ku të akuzonte palën tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej. Vetëm kaq, nuk dua të them më shumë. Jemi vënë në shënjestër për arsye që kemi një organizim tipik të partive të mëdha të botës me patronazhistë që trokasin në dyer dhe komunikojnë me qytetarët ndërkohë që patronazhistët e PD janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz”, deklaroi Rama. Kryeministri thekson se opozita ka nisur të ndjejë humbjen në zgjedhje. Ai shtoi se beteja e PS-së nuk është për jetë a vdekje, por Partia Socialiste ka shpalosur një program për të ardhmen e vendit. “Ngjarja në Elbasan tregon dëshpërim të madh. Dëshpëriim kur shkohet deri aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është proces, po të heqësh Metën nga ekrani, do ishte proces europian. Edhe grumbullimet që nuk duhet të bëhen nga PD-ja, por në territor kanë filluar të ndjejnë humbjen serioze më 25 prill.Gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullirin e gabuar të shoqërisë sonë. Ne nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të plagosen e vriten njerëz. Kjo është garë për dy rrugë të ndryshme për të nesërmen e vendit”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here