Gazetari Artan Hoxha u shpreh se në Elbasan kanë qarkulluar fjalë se Gazment Bardhi do të jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm, dhe kjo ka bërë që shumë efektivë të policisë të angazhohen në këtë qytet. Një tjetër këndvështrim është ai i afrimitetit nga partitë politike, pasi këta persona kanë të drejtën e mbajtjes së armëve me leje, si dhe mund të përdoren për parandalimin e vjedhjes së votave.
“I është kërkuar të ishte pjesë e këtij grupi për mbështetje të PD-së në Elbasan. Bardhi nuk ka truproja. Por në Elbasan qarkullonte fjala që Gazment Bardhi është ministri i ardhshëm i Brendshëm, ndaj ka patur shumë policë të angazhuar në Elbasan. Janë marrë njerëz të tillë sepse këta janë me armë me leje”, tha Artan Hoxha për abc news.









































